
Brenda një jave tre këmbësorë humbën jetën nga goditja e veturave në vizëbardha, policia pas këtyre rasteve ka ndërmarrë aktivitete për rritjen e sigurisë së këmbësorëve në tërë vendin.
“Janë sanksionuar 173 shoferë, prej të cilëve 104 në territorin e Shkupit, 26 në SPB Tetovë, 16 në SPB Veles… Gjatë aksionit të kontrollit janë sanksionuar edhe 134 lloje të tjera të kundërvajtjeve në komunikacion”, deklaroi mes tjerash Toni Angellovski, zëdhënës i MPB-së.



