Cristiano Ronaldo po kalon një moment shumë të vështirë me Manchester Unitedin.
Ekipi nuk po funksionon dhe portugezi është i gatshëm të përgatisë një plan për largimin e menjëhershëm nëse skuadra nuk do të sigurojë kualifikimin në Champions League në fundin e sezonit.
Sipas “The Sun”, drejtuesit e portugezit kanë pasur një takim dhe një diskutim me shefin ekzekutiv të klubit Richard Arnold për të planifikuar këtë temë. Menaxheri i Cristianos ka treguar idenë se lojtari ka dëshirë që të luajë deri në moshën 40-vjeçare dhe kërkon ta mbyllë karrierën si fitues.
Problemi është që e mendon shumë të vështirë fitoren me Manchesterin. Në verë kishte bindjen se “Djajtë” mund të nisnin një projekt ambicioz, por kjo ide dështoi që në startin e sezonit. Rikthimi ishte i bukur dhe intrigues, por ecuria nuk ishte e duhura.
Ai ka arritur të shënojë 14 gola dhe të japë 3 asiste në 22 ndeshje. Edhe këto nuk mjaftojnë për të ndryshuar rezultatet. Nëse United do të kualifikohet në Champions, atëherë duhet që të ngushtojë diferencën me 5 pikë me skuadrat e tjera.