BotaLajmeTopLajm

NATO i tregon “muskujt” Rusisë: Ministrat, të gjithë së bashku kundër agresionit rus

Anëtarët e NATO-s janë të gjithë të bashkuar në qëndrimin kundër një agresioni rus në Ukrainë, ç’ka u konfirmua edhe në takimin virtual të ministrave të jashtë të aleancës më të madhe ushtarake të globit.

Ministrat e të gjitha shteteve të NATO-s ritheksuan unitetin tonë në përgjigje të agresionit rus kundër Ukrainës gjatë takimit të jashtëzakonshëm”, tha misioni përmes një postimi në Twitter.

Përpara takimit të Këshillit NATO-Rusi, ministrat theksuan nevojën për diplomaci, dialog dhe shtensionim të situatës”, theksohej më tej në deklaratë. Shefi i diplomacisë letoneze, Edgars Rinkevics e cilësoi takimin si konstruktiv. Uniteti i aleatëve, mbrojtja efikase, kolektive dhe mbështetja për partnerët tanë janë elementet kryesore për ta trajtuar sjelljen agresive të Rusisë”, tha ai.

Ne jemi të gatshëm që të angazhohemi në dialog me Rusinë, por jo në kurriz të vlerave apo parimeve tona kryesore”, shtoi Rinkevics. Takimi virtual pason paralajmërimet e NATO-s pas grumbullimit të dhjetëra mijërave trupave ruse në kufi me Ukrainën, teksa presidenti rus, Vladimir Putin po kërkon garanci që Ukraina të mos anëtarësohet në aleancë.

Moska vazhdimisht ka akuzuar SHBA-në për destabilizim në Detin e Zi dhe në rajonin përreth, duke thënë se vendosja e trupave ruse është çështje e brendshme e Rusisë.

Top Channel

Related Articles

Back to top button
Close
Close