LajmeMaqedoniTopLajm

Zaev dhe Kovaçevski në takim me partnerët e koalicionit

Kryetari i sapozgjedhur i LSDM-së, Dimitar Kovaçevski, së bashku me ish-kryetarin e LSDM-së, dhe kryeministrin aktual, Zoran Zaev sot do të zhvillojnë takime me përfaqësuesit e partnerëve të koaliconit që janë pjesë e shumicës parlamentare, përcjell TV21.

“Janë takime konsultative për t’u njohur me mënyrën e deritanishme të bashkëpunimit me partnerët e koalicionit, si dhe bashkëpunimin e ardhshëm në koalicion”, konfirmojnë nga LSDM, transmeton TV21.

Kujtojmë se Kovaçevski në krye të LSDM-së, vjen pas dorëheqjes së Zoran Zaevit si kryetar i partisë, me çka të dielen u zhvilluan edhe zgjedhjet brenda partiake në LSDM i cili Dimitar Kovaçevski mori shumicën e votave të anëtarëve të LSDM-së, kundrejt kundërkandidatëve, Frosina Remenski dhe Jovan Despotovski. Ndërkaq dorëzimi zyrtar i pozitës udhëheqëse në LSDM pritet në fund të kësaj jave./TV21

Related Articles

Back to top button
Close
Close