AC Milan dhe Inter kanë punuar shumë për të marrë dritën jeshile për ndërtimin e një stadiumi të ri në zonën e San Siros.
Ka qenë një rrugëtim i vështirë, por dje, një takim me kryebashkiakun e Milanos pati një rezultat pozitiv,përcjell ORAinfo.
Kryetari i bashkisë parashtroi tre shqetësime të këshillit të qytetit dhe klubet ranë dakord të ndryshojnë planin e tyre aktual.
Klubet, siç u tha, ranë dakord me shqetësimet dhe rruga tani duket të jetë tatëpjetë, me një përshpejtim të mundshëm.
Më pas, Guiseppe Meazza do të presë ceremoninë e hapjes për Lojërat Olimpike të vitit 2026, kështu që stadiumi i ri nuk do të jetë gati deri në vitin 2027. Por të paktën vija e finishit është në dukje dhe ka një vit për të synuar./ORAinfo/