LajmeMaqedoniTopLajm

Sela: Ata që i kanë pasur të kapur për 16 vite institucionet e Shkupit do të duhet t’i lëshojnë , do sjellim ndryshimin

Kryetari i ASH-së, Ziadin Sela, në emisionin Clik Plus tha se në qytetin e Shkupit është arritur një shumicë e partive opozitare që do të kenë në dorë kryesimin e këshillit. Ai tha se në Qytetin e Shkupit do të sillet një ndryshim, ata që i kanë kapur institucionet për 16 vite do të duhet t’i lëshojnë. “Nuk jam kryetar i Qytetit të Shkupit, që të bëj koalicione. Kjo është një marrëveshje paraprake për koalicion, afatet ligjore rrjedhin pas zgjedhjeve, nëse temat që ju i nisët as nuk diskutohen”, tha Sela. Duke folur për qëndrimet e Apasievit dhe të Levicës, Sela tha se nëse ai ndonjëherë do të vije në mundësi që të flas për përcaktimet programore, do të përballet me Selën dhe dihet se cilat janë qëndrimet e tij.

Related Articles

Back to top button
Close
Close