LajmeMaqedoniTopLajm

Aktivitete të Kryqit të Kuq-Tetovë për pensionistë dhe nxënës

Në periudhën e kaluar të javës së punës Organizata Komunale e Kryqit të Kuq Tetovë organizoi një sërë aktivitetesh për të rinjtë dhe të moshuarit.

“Për të moshuarit, gjegjësisht pensionistë në ambientet e shtëpisë së të moshuarve, në bashkëpunim me partnerin tonë IPSH “Medica Center”, u është matur sheqeri në gjak, janë diskutuar nevojat e tyre dhe si t’i ndihmojmë përmes shërbimeve tona, informon Shkëlqim Murati, sekretar në qendrën.

Aktivitetet për nxënësit ishin të karakterit edukativo-parandalues.

“U mbajtën ligjerata për tregtinë me njerëz ku morën pjesë të rinjtë si kategoria më e rrezikuar dhe të cilët u mësuan nga ekspertë të Qendrës për Çështje Sociale dhe MPB-së se cilat janë format e tregtisë me njerëz, njohja e grupeve të synuara etj. Nxënësve iu dhanë fletushka se si të mbahen shkollat ​​të sigurta, parandalimi i përhapjes së Kovid – 19 tek nxënësit”, tha Murati.

Organizata komunale e Kryqit të Kuq Tetovë gjatë javës së ardhshme organizon dy aksione për dhurimin e gjakut. Të martën është në kazermë, ndërsa të premten në gjimnazin “Kiril Pejçinoviq”.

Related Articles

Back to top button
Close
Close