
Në Komisionin Shtetëror të Zgjedhjeve kanë arritur 13 ankesa për parregullsi mbi procedurën e votimit dhe procedurën e mbledhjes dhe vërtetimit të rezultateve për zgjedhjet lokale të 17 tetorit. Edhe dy të tjera janë për thyrjen e heshtjes zgjedhore. Këto dy të fundit janë parashtruar nga VMRO-DPMNE-ja, ndërsa prej 13 ankesave të tjera, VMRO ka parashtruar 3 ankesa për vendvotime në Qendër, Saraj dhe Dollnen.
LSDM-ja, ka 4 parashtresa për procedurën e votimit dhe vërtetimit të rezultateve dhe ato kanë të bëjnë me dy vendvotime në Jegunovc, një në Gjorçe Petrov dhe një në Makedonska Kamenic.
Gjashtë të tjerat janë nga Koalicioni Aleanca për Shqiptarët – Alternativa, 4 në Gostivar, një në Dibër dhe një në Shuto Orizarë.
Komisioni Shtetëror Zgjedhor do të caktoj në mënyrë shtesë seancë për rishikim dhe vendim të ankesave.
Sipas afateve për veprime zgjedhore, KSHZ është e obliguar që në afat prej 72 orësh nga pranimi i ankesave të sjellë vendim. Kundër vendimit të KSHZ-së, parashtruesi i ankesave mund të paraqes padi deri tek Gjykata Administrative në afat prej 24 orësh nga pranimi i vendimit.



