LajmeRajon

Në Durrës janë konfiskuar mbi 10 kilogram kokainë, të fshehura në kontejnerë me banane

Në Durrës janë konfiskuar mbi 10 kilogram kokainë, të fshehura në kontejnerë me banane

 12

Në portin më të madh të Republikës së Shqipërisë, është zbuluar dhe konfiskuar sasi e re e kokainës, në një kontejner me banane porosi për kompaninë “Alba Exotic Gruit” nga Tirana.

Policia informoi se është kryer kontroll i detajuar në dy nga kontejnerët e ngarkuar me banane, të cilat kanë arritur nga Ekuadori, në emër të kompanisë së përmendur.

“Si rezultat i kontrollit të detajuar, në pjesën e fundit, në kapakët e motorëve ftohës në të dy kontejnerët, u gjet dhe u sekuestrua një sasi prej 10 kilogramësh dhe 185 gramë lëndë narkotike e dyshimtë kokainë”, njoftoi policia.

Related Articles

Back to top button
Close
Close