
Presidenti i shtetit Stevo Pendarovski dhe bashkëshortja e tij Elizabeta Gjorgievska sonte do të marrin pjesë në performancën “100 vjet nga lindja e Bllazhe Koneskit” në regji të Zoja Buzallkovska.
Performanca do të mbahet tek Filharmonia, ndërsa është pjesë e shënimit të 30-të vjetorit nga pavarësia e shtetit në organizim të Kabinetit të presidentit të quajtur “Fjalët e modernitetit – 30 vjet pavarësi përmes arteve.



