
“Gropat nëpër rrugët e qytetit tonë paraqesin një problem të vazhdueshëm. Problem ky i cili po shkakton dëme, jashtëzakonisht të mëdha për qytetarët. Gropat nëpër rrugë pamundësojnë lëvizjen e lirshme të automjeteve e në të njëjtën kohë shkaktojnë dëme në makinat e qytetarëve. Poashtu, këto paraqesin edhe rrezik për jetën e qytetarëve.
Komuna e Tetovës është duke e neglizhuar gjithnjë e më shumë këtë situatë. Të përkujtohemi-ishte vet Kryetarja e Komunës Teuta Arifi, që në vitin 2013 premtoj zgjidhje. Ajo premtoi se do të ketë efikasitet rrugor, por intervenime nuk pati asnjëherë dhe ky problem po vazhdon të përkeqësohet. Edhe pas 8 viteve në krye të Komunës së Tetovës, ajo nuk ndërmerr asgjë dhe ky problem vazhdon të jetë prezent në përditshmërinë e qytetarëve. Me ardhjen tonë në krye të Komunës ne do të investojmë në infrastrukturë.”
Shkruan Murseli në facebook.









