
Presidenti i shtetit, Stevo Pendarovski sot në Athinë u takua me ambasadorin amerikan në Greqi, Xhefri Pjat, ku u bisedua për ngjarjet në rajon dhe marrëdhëniet mes Maqedonisë së Veriut dhe Greqisë.
“Biseduam për ngjarjet në rajon dhe për marrëdhëniet mes Maqedonisë së Veriut dhe Greqisë. Përkrahja nga SHBA-ja për #BallkaninPerëndimor është jashtëzakonisht e rëndësishme për përparimin dhe zhvillimin demoratik të vendeve tona”, publikoi Pendarovski në profilin e tij në Fejsbuk.
Presidenti Stevo Pendarovski qëndron për vizitë të parë zyrtare në Athinë, në kuadër të së cilës dje realizoi takime me presidenten dhe me kryeministrin grek.



