LajmeMaqedoni

FRI dekoroi më të mirët me rastin e Vitit të Ri Islam, Ganiu: kënaqësi të jem pjesë e këtij organizimi aq i veçantë

Si gjithmonë edhe sonte në manifestim tradicional nga Forumi RInor Islam me rastin e Vitit të Ri Hixhri 1443, në dekorimin e nxënësve, studentëve dhe personaliteteve më të dalluar, mori pjesë edhe kreu i komunës së Çairit Visar Ganiu i cili në një status të tij ka bërë të ditur se komuna Çair ka mbështetur dhe do vazhdojë të mbështes këtë ngjarje të rëndësishme.

Ganiu në statusin e tij shkroi.

“Dekorimi i nxënësve, studentëve dhe personaliteteve më të dalluar – manifestim tradicional nga Forumi RInor Islam me rastin e Vitit të Ri Hixhri 1443. Si gjithmonë ishte kënaqësi të jem pjesë e këtij organizimi aq i veçantë.

Komuna Çair ka mbështetur dhe do vazhdojë të mbështes këtë ngjarje të rëndësishme. Suksese të mëtutjeshme të gjithë të përzgjedhurve!”., përcjell Zhurnal.mk

Related Articles

Back to top button
Close
Close