
Nënkryetari I LSDM-së, Venko Filipçe në promovimin e sotëm të kandidatit për kryetar të komunës Gjorçe Petrov, Aleksandar Naumovski dhe të listës së këshilltarëve të LSDM-së dhe Koalicionit theksoi se Qeveria gjatë viteve të kaluara ua fshiu borxhet komunave dhe investoi 500 milionë euro në projekte të cilat e lehtësojnë jetën e përditshme të qytetarëve.
Sipas tij, Komuna e Gjorçe Petrovit do të fitojë mundësi për zhvillim plotësues dhe kontribut të rëndësishëm për jetë më të mirë dhe më cilësore me ndërtimin e Qendrës së re klinike.
Ai porositi se nuk ka të ardhme me njerëzit të cilët bllokojnë, nuk ka të ardhme me VMRO-DPMNE-në, nuk ka të ardhme me njerëzit që mjekët I quajnë vrasës, nuk ka të ardhme me antivakserë dhe ksenofobë.
Kandidati për kryetar të komunës, Naumovski përkujtoi se në katër vitet e kaluara u realizuan të gjitha projektet e premtuara kapitale, por edhe 200 të tjera nga Programi, realizimi I të cilit është 80 për qind.
Në Programin e ri për katër vitet e ardhshme, shtoi, ka mbi 200 projekte të reja për çdo vendbanim, për çdo lagje, projekte që do të ndikojnë për avansimin e cilësisë së jetës në komunë.
Sipas tij, mbështetja e qytetarëve është e dukshme, ndërsa më 17 tetor në Gjorçe Petrov do të fitojë më e mira, e ajo është, LSDM.



