LajmeRajonTopLajm

Albin Kurti kujton 1 tetorin

“Çdo 1 tetor kujtojmë marshimin në protestat paqësore të 1997-ës të mijëra studentëve të veshur në të bardha, që me vullnet për liri e dëshirë për dije kërkonin lirimin e ndërtesave dhe hapësirës universitare nga okupatori serb.

Protesta e 1 Tetorit ishte pikënisja e një kthese të rëndësishme historike për vendin, që burim kishte vullnetin rinor për të bërë ndryshimin.

Fati i studentëve dhe i Universitetit të Prishtinës ka qenë i lidhur ngushtë me fatin e vendit.

Në gjysmën e parë të shekullit të tij, ky universitet përgatiti brezat që me dije e guxim i shërbyen vendit për çlirim. Tani po kontribuon në zhvillimin e kapitalit njerëzor, si parakusht për zhvillim ekonomik e progres shoqëror.

Sivjet, studentët tanë kanë mundësi të barabarta për të realizuar potencialin e tyre intelektual. Në vitin e ri akademik 2021/2022, mundësuam studime pa pagesë për të gjithë studentët e nivelit baçelor dhe master.

Si drejtues të lëvizjes së atëhershme studentore, sot kujtuam dhe nderuam me homazhe atë që na priu në protestë, akademikun e rezistencës dhe juristin e qëndresës, profesorin Ejup Statovci.

24 vite pas protestës, rikujtojmë me mirënjohje të thellë zemërgjerësinë e njerëzve guximtarë, që iu përgjigjen dëshirës së madhe të studentëve për dije, duke ua mundësuar vijimin e mësimeve në shkollat-shtëpi.

I kujtojmë me nderim të gjithë profesorët e studentët e protestës së 1 Tetorit, që me guxim sfiduan okupatorin serb.” ka shkruar Kurti, përcjell Top24.

Related Articles

Back to top button
Close
Close