LajmeMaqedoni

Shilegov: Me ndërtimin e bulevardit “Boris Trajkovski”, Draçeva fiton lidhje të shpejtë me qytetin

Aktivitetet ndërtimore janë në rrjedhë për zgjerimin e bulevardit “Boris Trajkovski”, në shtrirjen nga udhëkryqi në Prini deri tek ura në “Markova reka” para Draçevës.

Në këtë shtrirje në gjatësi të përgjithshme prej 2.325 metrave bëhet zëvendësimi i plotë i asfaltit të vjetër me të ri, zgjerohen korsitë rrugore dhe në vend të 2, tani do të ketë 4 korsi. Po ndërtohen rrugica për këmbësorë nga të dy anët e bulevardit dhe rrugicë për çiklistë nga njëra anë, me gjerësi prej 2,75 metrave, me çka gjerësia e përgjithshme e rrugës me këto rrugica në fund, do të jetë 20 metra.

Ky bulevard është me rëndësi të jashtëzakonshme për banorët e lagjeve Draçevë dhe Pinti nga Komuna Kisella Vodë, për lagjet nga komunat fqinje Studeniçan, Sopishte dhe Zelenikovë, si dhe për bizneset lokale të vendosura përgjatë tij. Me këtë ndërhyrje, dukshëm do të ulet tollovia në komunikacion që krijohet në këtë pjesë të qytetit.

Për këtë fazë të bulevardit janë paraparë rreth 212 milionë denarë (pa TVSH) nga Buxheti i Qytetit të Shkupit, ndërsa afati për realizim është 24 muaj.

Related Articles

Back to top button
Close
Close