LajmeMaqedoni

Ditë e hapur me REDI Reciklimin

Ndërmarrje sociale Redi Reciklim sot organizon Ditë të hapur në kuadër të së cilës do ta prezantojë strategjinë e vet, por edhe njohuritë për rëndësinë dhe të ardhmen e romëve në ekonominë e gjelbër.

REDI Reciklimi është ndërmarrje sociale të udhëhequr nga romët, grumbullues të lëndëve sekondare të cilët përdorin ekonomi cirkulare për reciklimin e lëndëve sekondare.

“Qëllimi ynë është formalizimi dhe organizimi i grumbulluesve të lëndëve sekondare përmes vendosjes së sitemit përkatës për selektim primar të mbeturinave”, thotë drejtori ekzekutiv i REDI Reciklimit, Asib Zekir.

Në ngjarje do të marrin pjesë përfaqësues qeveritarë, përfaqësues nga shoqëria civile dhe nga institucionet financiare, si dhe romët të cilët aktivisht janë të përfshirë në reciklim në vend.

Related Articles

Back to top button
Close
Close