LajmeMaqedoni

Forum i shoqërisë qytetare të Ballkanit Perëndimor do të mbahet në Shkup

Forumi i tetë i shoqërisë qytetare i Ballkanit Perëndimor do të mbahet sot dhe nesër në Shkup, në organizim të Komitetit ekonomik evropian dhe social.

Në forumin, e organizuar nga EESK në bashkëpunim me Komisionin Evropian, do të marrin pjesë, midis tjerash folës dhe kryeministri Zoran Zaev, i cili do ta hapë forumin, Krista Shveng, kryetar i Komitetit evropian ekonomik dhe social, Oliver Varheji, komisar për fqinjësi dhe zgjerim, i cili do të drejtohet në mënyrë virtuale, si edhe Gasper Dovzhan, sekretar shtetëror në Ministrinë e Punëve të Jashtme të Sllovenisë.

Në forumin do të diskutohet për atë se si të përmirësohet procesi i inkuadrimit – besueshmëria e perspektivës së BE-së për Ballkanin Perëndimor, rikuperimi post-kovidian – sfida dhe mundësi të Planit ekonomik dhe investues për Ballkanin Perëndimor dhe Tregun e përbashkët rajonal.

Në mesin e temave për të cilat do të bisedohet do të jenë edhe kontributi i organizatave të shoqërisë qytetare (OGO) për Agjendën e gjelbër dhe zhvillimin e qëndrueshëm të Ballkanit Perëndimor si pjesë e procesit inkuadrues në BE, si edhe gjendja e dialogut social dhe hapësira qytetare e Ballkanit Perëndimor.

Related Articles

Back to top button
Close
Close