
Me ftesë të kryetarit Rik Daems, zëvendëskryetari i Qeverisë i angazhuar për Çështje Evropiane, Nikolla Dimitros, sot do të ketë fjalim special në sesionin vjeshtor të Asamblesë Parlamentare në kuadër të Këshillit të Evropës, që mbahet në Strasburg, Francë.
Siç kumtoi Sekretariati për Çështje Evropiane, para anëtarëve të APKE-së, zëvendëskryeministri Dimitrov do ta prezentojë progresin e Maqedonisë së Veriut në përmbushjen e prioriteteve strategjike, si edhe bashkëpunimin rajonal lidhur me integrimet evropiane pas çka do të shkëmbehen mendime për sfidat dhe mundësitë në këtë kontekst.
Pas fjalimit të tij, është paraparë diskutim për sfidat demokratike dhe aspiratat evropiane për Ballkanin Perëndimor dhe rolin e Këshillit të Evropës në këtë kuptim, qëndron në kumtesë.



