LajmeMaqedoniTopLajm

Reagon Aleanca për Shqiptarët: Asistenti i Jankullovskës nuk mund të hetojë parregullsitë zgjedhore

Partia opozitare, Aleanca për Shqiptarët ka reaguar në lidhje me emërimin e Xhelal Bajramit për kryetar të Komisionit të Prokurorisë Publike për parregullsi zgjedhore.

Reagimi i plotë:

Asistenti i Jankullovskës nuk mund të hetojë parregullsitë zgjedhore

Regjimi LSDM-BDI edhe një herë po dëshmon se do të bëjë çdo gjë për të
penguar zgjedhjet e lira, fer dhe demokratike.

Prokuroria ka themeluar komision të përkohshëm për ndjekjen e
parregullsive zgjedhore, të udhëhequr nga ish Zëvendës ministri i
punëve të brendshme, Xhelal Bajrami, i cili u bë i famshëm si
asistenti i Jankollovskës në montimin e rastit Monstra.

Të gjithë ishim dëshmitarë se si janë zgjedhur gjykatësit dhe
prokurorët në kohën e “tefterëve” të Jankullovskës.

Emërtimi i një kuadri kryekëput partiak në krye të komisionit që duhet
të jetë i pavarur, flet më së miri për vullnetin e regjimit hibrid për
manipulimin e zgjedhjeve.

U bëjmë me dije se do të ndjekim në çdo hap, çdo mashtrim dhe çdo
tentativë për të vjedhur zgjedhjet nga ana e tyre, ndërsa fjalën
kryesore do ta kenë qytetarët të cilët me dalje masive dhe
shfrytëzimin e së drejtës së votës do të pamundësojnë çdo manipulim të
regjimit.
/TV21

Related Articles

Back to top button
Close
Close