
Drejtori i resurseve energjetike Bajram Rexhepi dhe ministri i Ekonomise Kreshnik Bekteshi po qëndrojnë në një vizitë zyrtare në kuadër të takimit të tretë të P-TECC,shkruan TOP24.
Në kuadër të takimit të tretë P-TECC, ( partnership for transatlantic energy and climate cooperation), që mbahet në Varshavë, ministri i ekonomisë Kreshnik Bekteshi dhe drejtori i resurseve energjetike Bajram Rexhepi, prezentuan planin nacional për transformimin energjetik, drejtë energjisë se pastër dhe ekologjike.
Ne takimet bilaterale me ministrat e shumë shteteve Europiane dhe ShBA, u theksua nevoja e qasjes së perbashket regjionale dhe globale, për të arritur tek qëllimi i përbashkët- emetimi zero i karbonit në tre dekadat e ardhshme.TOP24






