Qeveria e Republikës së Maqedonisë së Veriut, sot, 21.09.2021 (e martë), me fillim në orën 12:30, do të mbajë mbledhjen e rregullt të 107-të me më shumë pika nga programi i saj për punë dhe në interes të qytetarëve. Në mbledhje, sipas rendit të ditës, me propozim të Ministrisë së Financave, do të shqyrtohet Propozim-ligji për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për financimin e njësive të vetëqeverisjes lokale, që parasheh ndryshime në drejtim të përmirësimit të kapacitetit fiskal dhe rritjes të së ardhurave të komunave.
Në mbledhjen e rregullt, para ministrave për shqyrtim është paraparë edhe Informacioni për zbatimin e projektit IPA “Furnizim i TI dhe pajisje tjera specifike për sistem informativ dhe monitorimin e ambientit jetësor”.
Qeveria në mbledhjen e rregullt do të shqyrtojë edhe raporte për punën e më shumë ndërmarrjeve publike dhe shoqërive tregtare në pronësi shtetërore, sipas detyrimeve për paraqitje të rregullt në Qeveri, në përputhje me politikat për llogaridhënien dhe transparencën në operacion.