
Një grabitje është raportuar se ka ndodhur në Drenas në një derivatë gjatë mbrëmjes së të hënës.
Në raportin 24 orë të policis, thuhet se grabitja ka ndodhur në një derivatë derisa njëri nga punëtorët ishte në vendin e punës, shkruan lajmi.net.
Të dyshuarit me maska antiCOVID kishin kërkuar që të furnizoheshin me derivate e më pas kanë kërcënuar punëtorin me armë të shkurtër derisa i kanë marrë 200 euro.
Ata janë larguar me veturë, ndërsa njësia përkatëse ka dalur në vendin e ngjarjes dhe rasti po hetohet.
“Drenas,20.09.2021 – 22:09. Viktima mashkull kosovar ka raportuar se derisa kishte qenë në vendin e punës, aty ishte ndaluar një veturë pa targa në të cilën kishin qenë dy persona të dyshuar me maska anti Covid. Të dyshuarit fillimisht kishin kërkuar që të furnizohen me derivate e më pas njëri nga ta kishte nxjerr një armë të shkurtë dhe nën kërcënim të armës viktimës i kishte kërkuar para dhe ia kishte marr rreth 200 euro, dhe më pas me veturë ishin larguar nga vendi i ngjarjes. Njësitë relevante policore kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe janë duke e hetuar rastin”



