Pjesëtari i Policisë së EULEX-it ishte vrarë më 19 shtator 2013 derisa po shkonte në vendin e punës në veri të Kosovës.Kolegët e tij kanë bërë sot homazhe në vendin ku është kryer vrasja një njoftim, EULEX ka njoftuar se ofron shpërblim prej 82,000 euro për informata që shpijnë në arrestimin dhe dënimin e kryerësit apo kryerësve të kësaj vrasje.Kushdo që ka informata lutet të kontaktojë në numrin: +383 38 284 181.