LajmeRajonTopLajm

MARINA TURKE I AFROHET KRETËS, TENSION NË ATHINË

Rriten sërish tensionet mes Turqisë dhe Greqisë. Shkak është bërë fakti se Turqia ka njoftuar kërkime të reja në Egjeun Lindor.

Gjatë mbrëmjes së djeshme, Stacioni i Antalias publikoi një NAVTEX të ri, sipas të cilit marina turke do të zhvillonte kërkime nëndetare në zonën në veri-lindje të Kretës, e cila është shumë pranë brigjeve greke.

Gjithçka ndodh pas një vere të qetë në marrëdhëniet mes dy shteteve, ku pati edhe disa përpjekje të forta diplomatike për sheshimin e problemeve.

Ky njoftim bëri që një pjesë e kanaleve televizive greke të fokusohen tek rikthimi i tensioneve me Turqinë, nisur edhe nga fakti se zona e piketuar për kërkime nga turqit është shumë pranë brigjeve të Kretës, raporton abcnews.al.

Njoftimi në fjalë do të thotë se çdo lëvizje e marinës greke në zonë duke të bëhet duke u koordinuar me atë greke në mënyrë që të shmangen përplasjet e mundshme ushtarake. Zona është shpallur nga Turqia si pjesë e shelfit të saj kontinental pasi turqit nuk njohin sovranitetin e ishullit Kasteolorizo mbi një zonë të madhe detare në Egjeun Lindor.

Mbetet për t’u parë se si do të jetë reagimi i Athinës pas këtij njoftimi. Gjatë pranverës së këtij viti, Greqia dhe Turqia ishin në prag të një pëprlasjeje ushtarake pasi anijet e tyre ndodheshin përballë në zona të ngushta mes ishujve./noa

Related Articles

Back to top button
Close
Close