LajmeSport

SARRI: NUK E DI NËSE FENERBAHÇE KA BËRË OFERTË, DUA QË AI TË QËNDROJË

Ashtu si në sezonin e parë, sulmuesi i Kombëtares së Kosovës, Vedat Muriqi, nuk po ka hapësira as në sezonin e dytë, tani me trajnerin Maurizio Sarri.

Muriqi ishte në stol në sfidën kundër Galatasaray në kudër të Ligës së Evropës, dhe luajti në pjesën e dytë për 20 minuta.

Lazio u mposht me rezultat minimal 1-0 nga Galatasaray në Stamboll, në takimin e vlefshëm për Grupin E.

“Nuk e di nëse Fenerbahce ka bërë një ofertë sepse nuk jam drejtor sportiv. Megjithatë, ne duam që Vedati të qëndrojë me ne”, u shpreh Sarri

“Ne nuk duam që ai të largohet nga ekipi”.

Related Articles

Back to top button
Close
Close