LajmeRajonTopLajm

Deputeti Haxhiu: UÇK dhe Kosova janë në rrezik

Deputeti nga radhët e PDK-së, Bekim Haxhiu, ka reaguar ndaj deklaratave të zëvendëskryeministrit Besnik Bislimi, i cili tha pala serbe është pajtuar që të hapen të gjitha arkivat, duke përfshirë edhe ato të Kosovës që kanë të bëjnë me UÇK-në.Bislimi dje ka deklaruar se kjo gjë është në favor të Kosovës.

Haxhiu ka publikuar një fotografi në rrjetin social “Facebook”, në të cilën ka shkruar: “UÇK dhe Kosova janë në rrezik!”

.“Jasharajt janë gjeneza dhe emblema e UÇK-së! UÇK ka histori të pastër e të lavdishme, ndërsa kriminelët në Serbi kanë arkiva, Bislo!Bislim “kumara” numrin e cilës armë me dorëzu përpara?”, ka shkruar Haxhiu në postimin e bërë në “Facebook”.Ndërsa, ai ka thënë se më në fund zëvendëskryeministri i ka krijuar arsye Serbisë që kurrë mos të hapen arkivat e ushtrisë dhe policisë kriminale të Millosheviqit e të Vuçiqit.“Më në fund i ke kriju arsye Serbisë që kurrë mos me i hap arkivat e ushtrisë dhe policisë kriminale të Millosheviqit e të Vuçiqit”, shkroi ai.Madje, sipas tij familjarët e të zhdukurve duhet të protestojnë sepse edhe shpresën e fundit për zbardhjen e fatit të të pagjeturve, Besnik Bislimi ua ka shkatërruar.“Familjarët e të zhdukurve duhet me protestu sepse edhe shpresën e fundit për zbardhjen e fatit të të pagjeturve, Besnik Bislimi ua ka shkatrru”, shkroi ai në “Facebook”.

Related Articles

Back to top button
Close
Close