LajmeRajonTopLajm

Arben Vitia tregon nëse do të lirohen masat pas 13 shtatorit

Masat të cilat qeveria i ka marrë ditë më parë për luftimin e pandemisë COVID-19 janë në fuqi deri më datën 13 shtator.Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia në konferencën pas mbledhjes së qeverisë, tha që nuk pritet lirim i këtyre masave.“Në këtë kuadër dje dhe pardje kam pasur takime edhe me ministritë e linjës, atë të Arsimit dhe sot kemi takim edhe me Komitetin për vlerësimin e situatës me COVID-19, ku do të diskutohen edhe këto çështje në raport me masat. Sipas situatës momentale nuk pritet të ketë lehtësim të masave, por natyrisht do të ketë një përfundim pas takimit me komitetin, ekspertet e fushës dhe rekomandimin e IKSHPK-së”, tha ai.

Vitia situatën me pandeminë e vlerësoi si ende të brishtë duke marrë parasysh numrin e madh të rasteve të prekura me COVID-19.“Nuk do të ketë lirim të masave në asnjë mënyrë derisa kemi situatë të brishtë”, theksoi ai.Numri i rasteve të prekura me COVID-19 në Kosovë vazhdon të jetë i lartë. Vetëm dje në Kosovë 920 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me virusin COVID-19, ndërsa kanë vdekur 28 qytetarë.

Për shkak të kësaj situate, ekzekutivi ditë me parë ka marrë vendim për vendosjen e orës policore, shtimin e kontrollit nëpër hapësirat publike dhe kafeteritë si dhe bartjen e maskës

Related Articles

Back to top button
Close
Close