
Pasi dje Ministria e Jashtme konfirmoi se një diplomat i vendit ka qenë i arrestuar javën e shkuar në Serbi në vendkalimin kufitar Preshevë – Tabanoc gjatë hyrjes në RMV, Ministri Jashtëm Bujar Osmani paralajmëroi veting të plotë për të gjithë diplomatët që të mos ndodhin skandale të këtilla.
“Kam ndërmarrë një sërë masash dhe vendimesh që nënkuptojnë vendimin për tërheqjen e mandatit në Vjenë, ngrirjen e marrëdhënies së punës deri në zbardhjen e rastit dhe vendosa që të bëhet një veting i jashtëzakonshëm për të gjithë diplomatët në MPJ duke shfytëzuar mekanizmat e certifikatave të NATO-s, ato kombëtare dhe të gjithë mekanizmat tjera që të mos ndodhin gjëra të këtilla”, tha Osmani.
Këto komente Osmani i bëri në konferencën e sotme në Parkun e Qytetit, ku ka lansoi nismën “Diplomacia e gjelbërt – normaliteti i ri” dhe ka njoftuar për hapat konkret dhe projektet, përmes së cilës do të zbatohet kjo nismë.



