
Specialisti i Infektologjisë Salih Ahmetit u është drejtuar sot qytetarëve të Kosovës me lutje që të vaksinohen sa më parë.
Ahmeti në një videomesazh për qytetarët thekson se varianti “Delta” po merr jetë çdo ditë në Kosovë dhe situata me COVID-19 është e rëndë, transmeton Zëri.info.
Ahmeti bën të ditur se kapacitetet spitalore pothuajse janë mbushur.
“Ju lutem vaksinohuni, sepse alternativë tjetër nuk ka”, thotë ai.
Sipas Ahmetit, nuk ka rëndësi se cilën vaksinë e merrni, pasi sipas tij cilado që ofrohet, “Pfizer” ose “Astrazeneca”, duhet të merren të dyja.
Ai thotë se që të dyja këto vaksina janë të sigurta dhe efektive ndaj COVID-19.
“Vetëm kështu mund të mbroni shëndetin tuaj, të familjeve tuaja dhe të shoqërisë dhe do ta bëni më të lehtë përballjen e përbashkët kundër COVID-19”.
Ahmeti shton se vaksinimi masiv është aleati më i madh në luftën e përbashkët kundër virusit. /Zëri



