LajmeMaqedoniTopLajm

VMRO-ja i reagon Grubit: I mbajmë mend ditët kur ishe pjesë e enterierit të selisë sonë, në atë kohë mahniteshe!

Partia opozitare VMRO-DPMNE ka reaguar ndaj deklaratës së sekretarit organizativ të BDI-së, Artan Grubi ku thotë se mezi pret 17 tetorin që të shohë se si votuesit e VMRO-DPMNE-së do të votojnë Aleancën për Shqiptarët.

“E kuptojmë panikun, por edhe frikën e LSDM-së dhe BDI-së nga bashkimi i opozitës, sepse edhe LSDM edhe BDI do të shkatërrohen në këto zgjedhje. Por kur zotëri Grubi flet për kohët e kaluara, është e udhës që të përmendet kjo: I mbajmë mend me buzëqeshje ditët kur Artan Grubi çdo ditë ishte pjesë e enterierit të selisë së VMRO-DPMNE-së, kurse gjatë këtyre vizitave nuk mund të fshihej mahnitja e tij. Në të njëjtën kohë, Artan Grubi konsiderohet si njëri nga deputetët më të shpejtë kur në atë kohë ka shtypur sustën për të votuar qeveritë e VMRO-DPMNE-së. Zëdhënësi më i mirë për momentin i LSDM-së është Artan Grubi”, thanë mes tjerash nga VMRO-DPMNE-ja, transmeton TV21.

Ndërkaq Grubi duke folur për koalicionin opozitar mes Aleancës për Shqiptarët, Alternativës dhe VMRO-DPMNE-së deklaroi:

“Ju thashë, “koalicioni 27″ e quajnë në rrjete sociale. Ai është koalicion i ndarjes dhe jo i bashkimit. Koalicion i “Shkupi 2014” dhe jo Shkupit të një tërësie apo të përbashkëtës sonë. Mezi pres ta shoh ditën kur të gjithë votuesit e Aleancës me gjithë zemër, me tërë entuziazmin, me tërë dashuri do të votojnë për VMRO-DPMNE-në e Nikolla Gruevskit dhe Hristijan Mickoskit dhe e kundërta. Të gjithë ata patriotë të VMRO-DPMNE-së, të gjithë ata që hynë më 27 prill (2017) në Kuvend, të gjithë ata që e përkrahin “Shkupi 2014” do të votojnë me bindje të madhe, me gjithë zemër për Ziadin Selën dhe Aleancën. Mezi pres ta shoh 17 tetorin”.

Related Articles

Back to top button
Close
Close