
Kryetari i komunës së Bogovinës, Albon Xhemaili përmes një postimi në faqen e tij në FB ka njoftuar se komuna e Bogovinës është një ndër komunat e rralla e cila nuk ka asnjë borxh publik dhe se kjo dëshmon për një menaxhim të ndershëm e korekt.
Ndryshe më herët edhe instituti amerikan IRI publikoi një anketim ku komuna e Bogovinës e drejtuar nga Xhemaili u radhit si komuna më transparente dhe pa asnjë borxh.
Xhemaili gjatë mandatit të tij është kujdesur që të investoj në çco vendbanim por edhe që krahas menaxhimit që komuna të mos zhytet në borxhe.



