
Lëvizja Besa mbrëm në kuvendin e degës së Strugës para qindra të pranishmëve ka konfirmuar Abdulla Qazimin si kandidat të saj në komunën e Strugës. Qazimi më herët ka qenë bartës liste nga PDSH-ja dhe më pas kryetarë i këshillit të kësaj komune gjatë mandatit të Ziadin Selës.
Bilall Kasami ka theksuar se mbështetja për Abdulla Qazimin do të jetë e pa rezervë sepse këtë e kërkojnë Struganët dhe ne si parti jemi krah për krah me Struganët për tju dhënë mundësi të zgjedhin njeriun e duhur në vendin e duhur.
Ndryshe në kuvendin e degës së Strugës morën pjesë kryetarit Bilall Kasami dhe sekretarit të partisë, Arjanit Hoxha si dhe anëtares së Kryesisë Qendrore Melinda Rashidi.





