
Shkruan: Medai Shaholli
Koalicioni i radhës mes ballistëve dhe komitëve!
Aktualitet
Çudia e radhës po ndodh me koalicionin e ri mes së djathtës ekstreme të forcave politike shqiptare dhe ‘maqedoncave në drzhavën severna’, si nacionalistët ‘ballistë’ të ASH me komitët e VMRO-së, i cili së shpejti do të bëhet realitet.
Kështu që ‘ballistët’ e Selës thonë se kur munden integristët e Ali Ahmetit që nuk kanë bindje politike as ideologji të lidhin ‘krushqi’ me partizanët e druzhe Zajkos, përse nuk mundemi të lidhim edhe ne këtë ‘krushqi’ të zorit me komitët e Mickos!
Thonë se ekstremet nuk puqen po ja që këtë radhë interesat u puqën dhe ‘krushqia’ e re si duket do të kurorëzohet së shpejti publikisht në një konferencë shtypi të përbashkët.
Ne nuk na mbetet tjetër veç t’i urojmë sukses ‘krushqisë së re’ në betejën e radhës për pushtetin lokal.



