LajmeRajonTopLajm

Rritet sërish numri i të infektuarve me COVID-19, humb jetën një qytetar

Numri i qytetarëve të infektuar me COVID në vendin tonë vijon që të rritet. 921 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me COVID në 24 orët e fundit, nga 6184 testime të kryera në të gjithë vendin.

Në 64-vjeçar nga Kruja, nuk ka mundur që ta fitojë betejën me koronavirusin dhe ka ndërruar jetë. Ndërkohë që sipas Ministrisë së Shëndetësisë 96 pacientë po marrin trajtim në spitalin Infektiv.

Aktualisht janë 8311 pacientë aktivë me COVID19 në të gjithë vendin. Ndërkohë janë shëruar 290 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 132,376 që nga fillimi i epidemisë.

Sakaq Ministria e Shëndetësisë i bën apel qytetarëve të vaksinohen sa më parë, për të mbrojtur veten dhe njerëzit e afërt dhe për të frenuar përhapjen e virusit të rrezikshëm.Vaksinat antiCOVID reduktojnë mundësinë e infektimit dhe shmangin në shkallë të lartë hospitalizimet dhe fatalitetet. Nëse dyshoni se jeni i prekur nga COVID19 apo keni shenja të sëmundjes, izolohuni menjëherë dhe kontaktoni me mjekun tuaj të familjes për t’u testuar ose telefononi Urgjencën Kombëtare në numrin unik 127.

Rastet pozitive në këto bashki:

213 raste në Tiranë, 93 në Vlorë, 92 në Shkodër, 58 në Durrës, 44 në Kavajë, 39 në Lezhë, 33 në Mat, 31 në Vau i Dejës, 28 në Lushnje, 27 në Fier, 26 në Berat, 21 në Kamëz, 20 në Sarandë, 18 në Kurbin, 17 në Krujë, nga 14 raste në Elbasan, Peqin, nga 12 raste në Malësi e Madhe, Kukës, 11 në Rrogozhinë, 9 në Gramsh, 7 në Vorë, nga 6 raste në Pogradec, Kuçovë, nga 5 raste në Librazhd, Poliçan, Korçë, Mallakastër, Has, nga 4 raste në Bulqizë, Cerrik, nga 3 raste në Shijak, Memaliaj, Gjirokastër, Himarë, Divjakë, Patos, nga 2 raste në Pukë, Mirditë, Dibër, Roskovec, Selenicë, Belsh, nga 1 rast në Skrapar, Maliq, Këlcyrë, Përmet, Delvinë, Klos, Tropojë.

Statistika (27 Gusht 2021)

Raste të reja ditore 921

Të shëruar në 24 orë 290

Të shtruar në spitale 96

Humbje jete në 24 orë 1

Testime ditore 6184

Testime totale 1,026,069

Raste pozitive 143,174

Raste të shëruara 132,376

Raste Aktive 8311

Humbje jete 2,487

 

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

Tiranë 3103

Shkodër 1415

Vlorë 778

Fier 677

Durrës 582

Lezhë 428

Elbasan 379

Berat 289

Gjirokastër 253

Korçë 160

Kukës 130

Dibër 117

Related Articles

Back to top button
Close
Close