
Sekretari i Lëvizjes Besa, Arjanit Hoxha ka reaguar përmes një postimi ndaj deklaratës së zëvendëskryeministrit Artan Grubi ku tha se ” e gjithë qeveria e mbështet Teuta Arifin”.
Në reagimin e tij Hoxha thotë se “As vetë BDI nuk i beson fitores në Tetovë sepse e dinë se nuk i ka hije Tetovës që të udhëhiqet nga Teuta Arifi. Pa hyrë shumë në polemika, si pjesëtar i Qeverisë e kam patjetër të them se Teuta Arifi ka mbështetjen vetëm të ministrave nga partia e vet (edhe aty nuk e di sa e ka mbështetjen por tek e fundit ajo është çështje e brendshme partiake e tyre). Me një fjalë, partnerët e koalicionit qeveritar garojnë me kandidatët e vet në Tetovë dhe komunat e tjera, prandaj nuk është korrekte që të krijohet huti ashtu si dëshiron BDI. Është e vërtetë se kjo qeveri ka ndimuar shumë për Tetovën, po për fat të keq menaxhimi i Teuta Arifit edhe atë ndihmë nuk ka arritur që ta përdorë në shërbim të Tetovës dhe tetovarëve.” ka shkruar Ministri Arjanit Hoxha.



