
LSDM shpalli edhe 16 emra të kandidatëve për kryetarë të komunave. 12 prej tyre janë emra të rinj ndërkaq vetëm 4 do të rikandidohen. Ndonëse LSDM dhe BDI kanë bërë të ditur se në zgjedhjet lokale do të mbështesin njëra-tjetrën, LSDM shpalli kandidatin e vetë edhe për Tetovën, atje do të kandidohet doktori Hendi Allezoviq. Në mesin e këtyre 16 emrave nuk është edhe ai i Kumanovës, pasi atje jozyrtarisht janë 3 kandidatë në lojë.
LSDM kritikonte Mickoksin se pse nuk del ai personalisht që t’i shpall kandidatët, por sot nuk doli as vet Zaev. Sekretari gjeneral i kësaj parti Lupço Nikollovski tha se Zaev i ka shpall 30 emrat e parë, ndërsa Mickoski nuk ka dalë fare.
“Lideri Zaev në krahasim me Mickoskin kishte guxim që t’i shpall kandidatët dhe ajo ndodh siç potencova që në 17 korrik, atëherë kryetari Zoran Zaev i promovoi dhe publikoi vendimet për 30 kandidatët e parë për kryetar komuash, ai ishte grupi më i madh i shpallur nga cilado parti politike”, tha Nikollovski.
PRILEP – GORAN SUGAREVSKI
SVETI NIKOLLË – SASHO VELLKOVSKI
KARPOSH – DUSHKO VESKOVSKI
TETOVË – HENDI ALLEZOVIQ
AERODROM – ALEKSANDAR FILIPOVSKI
SOPISHTË – SASHO STOJANOVSKI
JEGUNOVCI – DARKO BLLAZHEVSKI
KAVADAR – GORAN TODOROV
KRATOVË – VLLATKO BOJKOVSKI
CESHINOVO – GORAN KRSTEV
ZËRNOVC – VIKTOR ANGELLOV
ILINDEN – ALEKSANDAR TODOROVSKI
DEMIR HISAR – STEVÇO MITREVSKI
NOVO SELLË – XVONKO ANGELLOV
VELES – NENAD KOCIQ
BËRVERNICË – MIRKO STOJANOVSKI
Përndryshe së fundmi Aleanca për Shqiptaret publikoi emrat e kandidatëve për Zhelinën dhe Bogovinën. Në Kuvendin zgjedhor unanimisht u votua Mahir Ziberi si kandidat për kryetar të Komunës së Zhelinës. Në Kuvendin e Degës së Bogovinës nuk u mbështet kryetari i deritanishëm Albon Xhemaili, por me shumicë votash zgjodhën kandidat të ri për kryetar Komune, Sadik Sulejmanin. Në Dibër do të garojnë me doktorin Bekim Pocesta. Për Gostivarin do të rikandidohet Arben Taravari. Për Strugën kandidatët e mundshëm janë Garip Kaba, Idriz Istrefi, Imer Imeri dhe Lulzim Nasufi e për këtë do të vendoset se shpejti. Nga ASH thonë se së shpejti do të bëhet zyrtare edhe kandidatura e Nazim Taipit i cili vjen nga diaspora si kandidat për komunë e Tearcës. Për Çairin jozyrtarisht do të garojë Bekim Sali, ndërsa për Tetovën është përfolur mjeku Ilir Demiri e për Kërçovën ende nuk ka emrër zyrtar.
Nga BDI kanë publikuar disa emra. Në Tetovë me shumë gjasa do të rikandidohet Teuta Arifi, ndërsa për Gostivarin jozyrtarisht do të garojë Nevzat Bejta. Ndërkaq zyrtarisht janë shpallur kandidatët:
Çair – Visar Ganiu,
Likovë – Erkan Arifi
Kërçovë – Fatmir Dehari
Vrapçisht – Nebi Rexhepi
Ridvan Ibraimi – Haraçinë
Nga Lëvizja Besa kanë publikuar vetëm katër kandidatura dhe atë, për Tetovën kryetari i partisë Bilall Kasami, për Gostivarin deputeti Fadil Zendeli, për Tearcën nënkryetari Abdush Demiri dhe për Zhelinën kryetari aktual Blerim Sejdiu. Nga Besa thonë se kandidaturat do t’i zyrtarizojnë në Kongresin e partisë që duhet të mbahet në fillim të shtatorit.
Opozita maqedonase VMRO-DPMNE javën e kaluar ka zyrtarizuar edhe 19 kandidaturat për kryetar komunash për zgjedhjet lokale të 17 tetorit.
Kumanovë – Toni Mihajllovskit
Gjorçe Petrov – Aleksandar Stojllkovski
Butel – Darko Kostovski
Ohër – Kirill Pecakov
Ndërkohë Kryetarja e Lidhjes së odave ekonomike Daniela Arsovska njoftoi se do të kandidohet si e pavarur për Qytetin e Shkupit, ndërsa jozyrtarisht do të mbështetet nga VMRO-DPMNE.
Nga VMRO-DPMNE paralajmëruan edhe bashkëpunim në zgjedhjet lokale me Aleancën për Shqiptarët dhe Alternativën. Ndërsa javët e kaluara zyrtarizuan edhe 26 kandidatura të tjera, ndërsa për kandidaturën për qytetin e Shkupit, thonë se bëjnë procedurat përfundimtare për të zgjedhur kandidatin e duhur.
Partitë në pushtet, LSDM dhe BDI tashmë kanë bërë të ditur se në shumë komuna do ta mbështesin njëra-tjetrën, që në rrethin e parë zgjedhor, ndërsa në Shkup do të kenë kandidat të përbashkët.



