
Sot udhëheqësi i njësisë rajonale të Ministrisë së Bujqësisë dhe Ekonomisë së Ujërave, Nuredin Deari së bashku me ministrin Arjanit Hoxha kanë shpërndarë kartelat për naftën e gjelbërt në Tetovë, shkruan TOP24.
Deari tha se ne kemi bërë shumë punë për pak kohë, por ky nuk është premtimi i fundit por vetëm fillimi i punëve të mira për bujqit tanë të cilëve duhet të ua kthejmë dinjitetin, tha ai.
Më poshtë keni postimin e plotë;
“Bashkarisht sot me Ministrin e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Ekonomisë së Ujërave, Arjanit Hoxha filluam shpërndarjen e kartelave për bujqit për “naftën e gjelbërt” në rajonin e Tetovës. Si ministri e bujqësisë por edhe ne si Njësi Rajonale në Tetovë, po japim maksimumin për përmirësimin e kushteve për bujqit tanë.
Për pak kohë, kemi bërë shumë por ky nuk është premtimi i fundit i realizuar, por është fillimi i premtimeve të dhëna që ne do t’i ndihmojmë bujqit tanë.
Urime për të gjithë bujqit!”






