LajmeRajon

Sami Lushtaku nuk mund të garoj për kryetar të Seknderajt

Burime të Gazeta Blic brenda PDK-së kanë konfirmuar në kushte anonimiteti se Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ia ka pamundësuar Sami Lushtakut të garoj për kryetar të Skenderajt. Kjo pasi ai bie ndesh me rregullat zgjedhore.

 

“KQZ ia ka pamundësuar Lushtakut të garoj për kryetar të Skenderajt”, tha ky zyrtar i lartë i PDK-së për Gazeta Blic.

Ai tha se PDK shpejt do të dalë me qëndrim se si do të veproj tutje.

Merret vesh se Lushtakut e PDK-ës i ka shkuar konfirmimi me sqarime nga ana e KQZ-së, së është në kundërshtim me ligjin kandidimi i tij për kryetar komune.

Gazeta Blic ka folur me vetë Sami Lushtakun, i cili ka thënë se nuk mund të flas tani për tani.

“Flasim ma vonë. Tash s’mundem”, ka thënë shkurt Lushtaku.

Related Articles

Back to top button
Close
Close