
Pas debateve të shumta rreth kandidaturës për kryetarë të komunës së Bogovinës si duket situata në degën e ASH-së në Bogovinë asesi të qetësohet. Sipas burimeve të afërta me struktura të degës së kësaj partie mësohet se kundër kandidaturës së Xhemaiilit kanë qenë një grupacion të cilët kanë instistuar me çdo kusht që Xhemaili të mos jetë kandidat të cilat parësore kanë interesa personale e klanore. Sipas të njejtit burim, strukturat e ASH-së nuk kanë përfillur as kryesinë ku sipas të cilëve performaca e Albon Xhemailit si kryetarë ka qenë e jashtëzakonshme dhe se Xhemaili ka qenë për katër vite kryetarë i çdo qytetari dhe në shërbim të çdo vendbanimi. Por dega e ASH-së nuk ka përfillur këtë rekomandim si dhe as kreun e partisë duke i kthyer shpinën. Burimi nga kjo degë thekson se Sela nuk ka marë pjesë në kuvendin mbrëmshëm, shkruan TOP24.



