LajmeMaqedoniTopLajm

ASH-AAA ia kthyen shpinën kryetarit më të suksesshëm të saj

Sonte dega e Aleancës për Shqiptarët dhe Koalicionit Alternativa kanë mbajtur kuvenditn e degës në komunën e Bogovinës ku pritej që kryetarit të deritanishëm Albon Xhemaili ti jepej besimi për të garuar edhe për një mandat.

Ndryshe më herët IRI e shpalli Xhemailin si kryetari më i suksesshëm dhe më transparent, kjo si duket nuk i ka hyrë në punë kryesisë së ASH-së e cila në këtë kuvend i ktheu shpinën pikërisht njeriut që i dha jetë këtij subjekti dhe po ashtu e ngriti këtë komunë nga gjendja e katandisur në borxhe, pa investime dhe asnjë të mirë për qytetarin.

Xhemaili ishte po ashtu simboli i rezistencës në procesin e ujësjellsit në fshatin Siniçan, ndërsa për katër vite mandat ai komunës që drejtoi i solli investime kapitale të cilat mbeten si simbol i punës së tij të suksesshme dhe me përkushtim për katër vite. Komuna e Bogovinës ishte një nga komunat në zgjedhjet parlamentare ky subjekt mundi BDI-në për herë të parë që nga themelimi i BDI-së dhe kjo falë punës së ndershme të Albonit.

Sipas burime të cilat dëshiruan të mbeten në kushte anonimiteti por të njohura nga ana portalit deri te kjo ka ardhur pasi Xhemaili nuk ka pranuar që politika të futet në arsim, çerdhe dhe nuk ka lejuar që bizneset të inkasohen nga njerës të caktuar të cilët në agjendën e tyre kanë zhvatjen e ekonomisë edhe ashtu të dobët të kësaj komune. Kjo ka bërë që kuvendi i degës dhe kryesia e ASH-së ti kthejnë shpinën njeriut që ngriti ASH-në për katër vite në komunëne Bogovinës. Kjo situatë ka bërë që simpatizuesit e këtij subjekti tani të mendojnë nëse kryesia e ASH-së me këtë lëvizje po ia kthen këtë komunë BDI-së dhe kandidatit të saj profesorit Besnik Emshiu i cili është po ashtu një personalitet i respektuar.TOP24

Related Articles

Back to top button
Close
Close