
Kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev përmes një postimi në profilin e tij në Fb ka shprehur qëndrimin e tij për fillimin e vitit shkollorë me prani fizike, shkruan TOP24.
Kryeministri ka shkruar se ky vendim me propozim të MASH-it është miratuar në seancën e 99-të, të qeverisë së RMV. Ai më tej shtoi se në disponim janë edhe dy skenare tjera të cilat do të varen nga situata me pandeminë përcjellë TOP24.
“Viti shkollorë 2021/2022 do të fillojë me prani fizike dhe me kapacitet të plotë sipas protokolleve të vërtetuara. Vendimi është miratuar në seancën e 99-të të qveris, me propozim të MASH-it, a me miratimin e Komisionit për Sëmundje infektive.
Përjashtime nga kjo mund të kenë vetëm fëmijët me sëmundje të ralla ose aftësi të kufizuara, fëmij që vinë nga familje me sëmundje kronike, me kërkesë të prindërve, sidhe arsye tjera jo medicinale me leje të shkollës.
Regullisht do të përcillet gjendja dhe si alternativë egzistojnë edhe dy skendare: tejkalim të plotë ON-LINE mësim dhe të kombinuar nëse vie deri te ndryshimi i gjendjes me pandeminë” shkruan kryeministri Zaev, TOP24.



