LajmeRajon

Përplasen dy makina në autostradë, plagoset fëmija 2 vjeç

Një fëmijë 2-vjeçar është lënduar si pasojë e një aksidenti që ka ndodhur pasditen e sotme në orën 16:10, në aksin rrugor Tiranë-Durrës.

Sipas policisë M. E. duke drejtuar mjetin tip “Citroen” është përplasur me mjetin tip “Ford” me drejtues S. K. dhe për pasojë është lënduar i mituri, që ishte në njërën prej makinave.

Ai është transportuar në spital dhe ndodhet nën kujdesin e mjekëve. Drejtuesit e mjeteve janë shoqëruar në ambientet e policisë, për veprime të mëtejshme.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për përcaktimin e shkakut të aksidentit.

Related Articles

Back to top button
Close
Close