
Sekretari gjenar i Lëvizjes Besa njëherësh ministës i Bujqësisë pylltarisë dhe ekonomisë së ujrave i është përgjigjur akuzave të Levicës se Lëvizja Besa dhe koalicioni me LSDM kanë lënë pa letërnjoftime qytetarët e maqedonisë, shkruan TOP24.
Ministri Hoxha përmes profilit të tij në FB ka theksuar se “Tash plotësisht po bëhet e qartë se pse “LEVICA” dhe Apasievat çdo propozim të Lëvizjes BESA e kundërshtojnë dhe bllokojnë.
Paramendoni, në mungesë të fakteve edhe soji dhe lloji i “Levicave” flet për praktikë evropiane a gjithë programin, veprimi, dhe shtrirjen politike e ka tërësisht anti-evropiane.
Kjo dëshmon edhe njëherë se ngritja dhe lejimi i një partie ekstreme si kjo mund të jetë me pasoja shkatërruese për shoqërinë dhe vendin tonë!, përcjellë TOP24.
Ndryshe vet ministri Hoxha pat deklaruar se Lëvizja Besa nuk tërhiqet nga ky propozim sepse është fjalë e dhënë votuesit shqiptarë dhe Besa nuk shkilet.



