LajmeMaqedoniTopLajm

Levica inati i Bilall Kasamit për grafën etnike ika lënë pa letërnjoftime 40mi qytetarë

Partia e Aspasievit sot përmes njl kumtese në profilin e partisë së saj ka akuzuar Lëvizjen Besa se për shkak të inateve të tyre nuk po procedohet tutje ligji për letërnjoftime. Sipas Levicës Lëvizja Besa nuk e ka në plan të tërhiqet nga këto amandamente të cilat janë në kundështim me praktikën e BE-së shkruan TOP24.
“Mosdhënia e letërnjoftimeve është daj i drejtpërdrejtë i LSD dhe BESËS të cilët në kundërshtim me praktikën europiane, dhunshëm duan ta vëndojnë grafën etnike në dokumente.
Apetitet e koalicionit qeveritar përsëri shkojnë në dëm të qytetarëve të thjeshtë, që dukshëm nga bllokimi i procesit për dhënie të letërnjoftimeve pothuajse dy muaj. Për shkak të eksplicitetetit dhe pa aftësisë së LSDM-së dhe marrëveshjet e saj kriminale për provizione tenderesh, popullata në periudhë më të gjatë po ballafaqohet me mungesë të dëftesave, pasaportave, tabela regjistrimi dhe letërnjoftime që i solli qytetarët në situatë që të kthehen nga kufinjtë dhe nga ionstitucione përshkak të jofunksionalitetit e komplet të institucioneve të sistemit.

Kryeministri Zaev dhe ministri i resorit të tij Spasovski, në mënyrën e tyre të krimeve të arrogancës dhe pandëshkueshmërisë, me vetëdije dhe me qëllim kanë kryer vepër penale duke ndryshuar para kohe softuerin për lëshimin e letërnjoftimeve me emrin jokushtetues të shtetit, pa një ligj të miratuar!

Për më tepër, për të zbatuar marrëveshjen e koalicionit me BESA -n, deputetët e së cilës – kundër vullnetit të popullit – votuan për ndryshimin e emrit kushtetues me kusht që etnia të përfshihet në kartat e identitetit, kryeministri tani po manipulon dhe po përpiqet që në dëm të të gjithë qytetarëve, në mënyrë të dhunshme ta fus këtë kategori primitive etno-tribaliste që janë të pashembullt dhe nuk ekzistojnë në të gjitha vendet evropiane, dhe të cilat janë të ndaluara shprehimisht në BE

Ndryshimet jashtëzakonisht të dëmshme ligjore të parandaluara , me anë të amandamenteve nga deputetët e së Majtës, nuk i referohen aspak procedurës së lëshimit të letërnjoftimeve, sepse kartat e identitetit lëshohen nga Ministria e Punëve të Brendshme, sipas nenit 3 të ligjit ekzistues, i cili është ende në fuqi të plotë ligjore!

Ndryshimet e parandaluara në këtë ligj nuk prekin fare në këto dy nene dhe në dispozitat e tjera të ligjit që i referohen procedurës në lidhje me lëshimin e letërnjoftimeve. Rrjedhimisht, rrjedh se MPB nuk pengohet të lëshojë letërnjoftime, ashtu si që lëshuar deri tani.

Noramat ligjore janë të qarta që deri sa nuk është sjellë ligj i ri vlenë ligji aktual për letërnjoftime në bazë të të cilit institucionet janë të detyruara të veprojnë pa marë parasyshë marrëveshjet e koalicioneve të klikës qeveritare!

Meqenëse me ndryshimin e paligjshëm të softuerit për lëshimin e kartave të identitetit, pa një ligj që formalisht ka hyrë në fuqi, është bërë vepër penale flagrante i cili ndiqet penalisht sipas detyrës zyrtare, ekipi juridik i së Majtës në ditët në vijim do të ngrejë kallëzim penal  kundër Ministrit për Punë të Brendshëme – Oliver Spasovski për abuzim me pozitën e tij zyrtare, i cili edhe një herë demonstron se mosndëshkimi, paaftësia dhe korrupsioni lulëzojnë në nivelet më të larta të qeverisjes.”, thuhet në njoftimin e tyre përcjellë TOP24.

Related Articles

Back to top button
Close
Close