
Më vjen keq që udhëheqësia e Levicës e refuzuan dorën e zgjatur për bashkim të opozitës kundër paaftësisë, kundër krimit, korupsionit dhe kundër jetës së keqe të shkaktuara nga qeveria e LSDM-së dhe BDI-së.
Lejoj të Besojk de kjo është si rezultat i pa përvojës politike të udhëheqësisë së Levicës.
Sinqerisht, askush nuk kërkoi nga Levica të na ndihmoj të vijmë në pushtet.
Kërkuam që të bashkohemi ta rëzojmë Zaevin, ndërsa faktet flasin se një pjesë e udhëheqësisë së Levicës kanë përgjegjsi për mbajtjen në pushtet të koalicionit LSDM dhe BDI.
Ja mundësia që të përmirsohet gabimi e cila të gjithë neve shtrenjtë po na kushton. Të bashkohemi në një bllok të madh opozitar kundër LSDM dhe BDI. Qëllimi është një koalicion kundër krimit dhe korupsionit, për ta nxjerrur Maqedoninë nga balta e cila gjendet, për ekonomi më të mirë, arsim dhe shëndetsi.
Së fundi, askush të mos dyshojë në angazhimin dhe forcën e VMRO -së, ajo buron nga populli maqedonas, tradita dhe identiteti ynë.
Ne jemi në rrugën e përmbysjes së këtij regjimi hibrid të korruptuar, nëse e majta do të jetë pjesë e asaj fushate varet prej tyre …




