LajmeSport

“Çmendet” PSG, i ofron pagë stratosferike Paul Pogba

PSG është gati t’i paguajë Paul Pogba 600.000 € në javë qysh nga sezoni 2022-2023, teksa përpiqet të sigurojë shërbimet e yllit francez para rivalëve të shumtë.

Në fakt, kampioni i botës më 2018 pritej që këtë verë në “Parce des Princes”, por ardhja e Lionel Messit e ndryshoi situatën. Sidoqoftë, klubi parizien mbetet i etur për të nënshkruar me Pogba, sepse ka projektuar një bërthamë të vendasve së bashku me yjet globalë.

28-vjeçari del lojtar i lirë në fund të këtij sezoni dhe preferenca e tij është të largohet nga “Old Trafford”. Pogba do të preferonte një lëvizje te Barcelona ose Real Madridi, por të dyja klubet spanjolle kanë problem të mprehta financiare.

PSG mund ta fitojë këtë ankand, sepse mund t’i ofrojë mesfushorit shumë më tepër para se të tjerët. E njëjta taktikë u përdor për të siguruar Gini Wijnaldum këtë verë, me Al Khelaifi që i ofroi mesfushorit holandez tri herë më tepër se Barcelona.

Pogba ishte fenomenal në fitoren 5-1 të të tijve ndaj Leeds United në fundjavën e parë të sezonit të ri në Premier League, duke dhënë jo më pak se katër asiste.

Ai është në “Old Trafford” që nga viti 2016, pasi u largua më herët nga Manchester United për te Juventusin më 2012.

Related Articles

Back to top button
Close
Close