BotaLajme

Merkel kundër mbylljes sërish të kufijve

Në situatën e krijuar në kulmin e pandemisë së koronavirusit me sa duket ishte e pashmangshme mbyllja e kufijve u tha kancelarja parlamentareve franceze e gjermane.

Një gjë e tillë nuk duhet të përsëritet. Unë besoj, që ne kemi nxjerrë mësime tashmë sepse kjo kërkon nga ana tjetër edhe një koordinim rajonal të forte mes nesh në Europë”, është shprehur Merkel.

“Ne e dimë se çfarë do të thotë sprova, masat e mbrojtjes nga infeksioni për Europën tonë pa kufij”, theksoi Merkel në paraqitjen e përbashkët me kryeministrin francez Jean Castex përpara asamblesë parlamentare gjermano-franceze. Kjo asamble është themeluar në vitin 2019 dhe përbëhet nga 50 deputetë të Bundestagut dhe Asamblesë Kombëtare franceze.

Edhe Presidenti i Bundestagut kristiandemokrati Wolfgang Schäuble e konsideroi si gabim mbylljen e kufijve në fillim të pandemisë si një veprim i pakoordinuar. Qeveria federale gjermane po përpiqet për të arritur një rregullore të unifikuar në mbarë BE-në sa u përket udhëtimeve. Disa kryeministra të rajoneve po kërkojnë nga qeveria gjermane kontrolle më të rrepta për ata që kthehen nga pushimet verore në mënyrë që të mos lejohet sjellja e koronavirusit nga jashtë.

Krerët e landeve në Gjermani kërkojnë që të gjithë të vaksinuarit që kthehen nga pushimet e kaluara në vende me incidencë të lartë infeksioni duhet të futen në karantinë që së paku mund të shfuqizohet pas pesë ditësh me paraqitjen e një testi PCR.

Related Articles

Back to top button
Close
Close