MaqedoniTopLajm

Sot arrijnë 500 mijë vaksina “Sinovak”

Sot në Shkup do të arrijnë 500.000 vaksina “Sinovak”. Pranim-dorëzimi i vaksinave do të bëhet në Aeroportin Ndërkombëtar të Shkupit, mes sekretarit shtetëror të Ministrisë së Shëndetësisë, Ivanka Stojanoski dhe ambasadorit të Kinës, Xhang Xuo.

Ministri i Shëndetësisë, Venko Filipçe në facebook ka shkruar se vaksina është efikase dhe e pranuar nga OBSH.

“Janë të nevojshme dy doza, doza e dytë prej periudhës 14-28 ditë pas dozës së parë, jashtëzakonisht efikase për parandalim të sëmundjes së rëndë, jepet në kraharor, e rekomanduar për përdorim tek gratë shtatzëna kur përfitimet nga gruan shtatzënë janë më të mëdha se rreziqet potenciale. Rekomandohet për përdorim nga gratë në gji, si dhe të rriturit e tjerë”, shkruan Filipçe në facebook.

Related Articles

Back to top button
Close
Close