
Partia më e madhe opozitare greke SYRIZA I bëri thirrje Qeverisë së kryeministrit Kiriakos Micotakis t’I ratifikojë tre memorandumet e nënshkruara mes Greqisë dhe Maqedonisë së Veriut, si pjesë e Marrëveshjes së Prespës, pas paralajmërimeve se Athina po mendon për shtyrje të mëtutjeshme të procesit, shkruan sot “Euraktiv”.
“Euraktiv” theksoi se tuiti I kryeministrit Zoran Zaev se ekipi nacional I futbollit është përbërë nga “lojtarë maqedonas, lojtarë shqiptarë, boshnjakë etj. (…) Ata janë maqedonas (…) dhe e prezantojnë Republikën e Maqedonisë së Veriut”, shkaktoi reagim të fuqishëm nga Demokracia e Re në pushtet, e cila doli në opinion me paralajmërimin se përkohësisht do ta ngrijë ratifikimin e tre memorandumeve.
“Sillni memorandumet në Parlament. Ndaloni të luani me të ardhmen evropiane të Maqedonisë së Veriut dhe me interesat evropiane në rajon dhe Ballkani problematik”, deklaroi deputeti I SYRIZA-s, Kostas Zaharijades, duke shtuar se çdo shtyrje e rrit ndikimin e Turqisë në rajon.
Sipas Zaharijadis, Qeveria kërkon arsyetim për shtyrje të procesit për shkak të kundërshtimit të disa deputetëve nga Demokracia e Re.
“Euraktiv” përkujton se Marrëveshja e Prespës u nënshkrua kur SYRIZA ishte në pushtet. Demokracia e Re atëherë ishte kundër, por pas ardhjes në pushtet u deklarua se do ta respektojë sepse bëhet fjalë për marrëveshje ndërkombëtare.



